Për 4 persona nevojiten:
▪ 500 g lakër me gjethe (Brassica oleracea acephala)
▪ 200 g kërpudha
▪ 5 dl supë viçi
▪ 500 g mish viçi të zier (nga supa)
▪ 3 lugë majdanoz të grirë
▪ 4 lugë vaj ulliri
▪ 3 qepë
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ kripë dhe piper
Përgatitja:
Në tenxhere ngrohni vajin në temperaturë mesatare dhe shkurt fërgoni qepën dhe thelpinjtë e hudhrës.
Shtoni lakrën dhe kërpudhat e grira, fërgoni edhe 2-3 minuta, pastaj hidhjani supën.
Copëtoni mishin e zier të viçit dhe hidheni në tenxhere. Lëreni të vlojë edhe 15-20 minuta në temperaturë mesatare.
Përzieni majdanozin dhe hidhni kripë dhe piper dhe lëreni në pllakë të ngrohtë.
Shërbejeni derisa është e ngrohtë. /Telegrafi/