Site icon Telegrafi

Lakër dhe patate në tigan: Gatuhet shumë shpejt dhe ka shije që vështirë se do ta harroni!

Recetë e lehtë, e shpejtë dhe ekonomike

Mund ta hani për çdo vakt, me kos ose sallatë, si dhe mund të prisni diçka nga mishrat e thata.

Përbërësit:

– gjysmë lakre;
– 1 patate;
– 2 vezë;
– kripë;
– piper;
– një lugë e vogël gjalpë.

Përgatitja:

Grijeni lakrën dhe pataten, përzieni dhe në atë përzierje shtoni vezët, kripën dhe piperin. Bashkoni mirë.

Në tigan nxehni gjalpin dhe hidheni në të përzierjen.

Përhapeni mirë dhe fërgojeni nga të dyja anët derisa të zverdhet.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version