Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ai nuk ka pasur gisht në punësimin e të fejuarës së djalit të tij.
Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se e fejuara e djalit të tij ka hyrë në procedurë të rregullt për punësimin në Telekom.
“A kam të drejt t’i them asaj se nuk ke të drejtë të aplikosh për punësim. Atëherë do të kisha bërë diskriminim. Unë nuk mund t’i them, mos apliko”.
Ministri i Infrastrukturës ka thënë se ai ka dy djem me një edukim profesional dhe me grada master por ata nuk janë të punësuar në ndërmarrje publike.
“Edhe ata kanë dashur të punësohen. Nuk mund t’iu them të vjehrrin diplomat në gozhdë pse baba i tyre është ministër”.
Nënkryetar i AAK-së ka thënë se bizneset e tij nuk funksionojnë në Kosovë, por janë në Kroaci./Telegrafi/