Telegrafi

Lajthitë dhe arrat kundër kolesterolit

Ato janë shumë të shëndetshme, ndërsa konsumimi ditor i 67 gramësh lajthi ose arra, zvogëlon nivelin e kolesterolit në organizëm për 7.4%.

Këto të dhëna janë fituar gjatë analizës që iu është bërë një numri studimesh ku janë përfshirë më shumë se 600 pjesëmarrës.

Edhe më herët është thënë se produktet arrore janë ushqim i pazëvendësueshëm, ndërsa tashmë kjo është vërtetuar edhe shkencërisht. Por dobia nga to vjen vetëm atëherë kur përdoren pa asnjë shtesë (si edhe pa sheqer apo kripë). /Telegrafi/