Telegrafi

Lajthia iu sjell fitime të majme fermerëve në Fier

Në Fier kultivohen aq lajthi saqë ky rreth mund të quhet lider në këtë prodhim. E kërkuar më së shumti për ëmbëlsirat në Shqipëri dhe jashtë saj, fermerët shtojnë sipërfaqet çdo vit.

Rrugës së vjetër drejt Ballshit ka gjelbërimin e pafund.  Ndërthurja e kodrave të buta, fushave  dhe lëndinave të vogla me peizazhet rurale të afrojnë origjinalitetin e natyrës së egër.

Djathtas rrugës nacionale, një segment i vështirtë të çon në mbretërinë e lajthive më të mira shqiptare.

Jemi në fshatin Kreshpan të Fierit, lagjja Gjorgoz, aty ku vitet e fundit, fermerët fierakë po shënojnë një histori suksesi: kultivimin e lajthive, e kërkuar nga industria e ëmbëlsirave vendase dhe botërore.

Po mblidhen boçet e para te lajthive për këtë vit. Ëngjëll Muskaj, një prej banorëve të zonës thotë se tokat e kësaj ane janë shumë të dashura për lajthinë.

Në zonën e Kreshpanit, Patosit dhe një pjesë të Mallakastrës ka mikroklime ideale për këtë frutë.

Dhe fermerët ia kanë “blerë huqet” natyrës së zonës së tyre, duke i mbushur tokat plot me lajthinë shqiptare “visoka”. Madje një fshat të tërë e kanë pagëzuar me emrin e saj: “fshati Visokë”.

Në statistikat shqiptare te kultivimit të saj, rrethi i Fierit mbetet kontributi kryesor në vend për nga sasia dhe cilësia superiore e saj. Sot aty kultivohet lajthi në 123 ha toke, nga të cilat 35 ha janë shtuar vitet e fundit./ABC News Albania

Video