Lajqi e ka quajtur këtë vendim skandaloz dhe tendencioz ndaj klubit pejan. “Vërtet është një vendim skandaloz dhe tejet tendencioz. Do të bëjmë ankesë në këtë vendim dhe shpresojmë se Bordi i FVK-së do ta ndryshojë këtë vendim, në të kundërtën KV Besa seriozisht do ta shqyrtojë mundësinë e tërheqjes nga garat”, ka thënë Lajqi.
Megjithëse nga kjo mbledhje është pritur që të merret edhe vendimi në lidhje me fatin e ndeshjes, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi që komisioni disiplinor vetëm i ka rekomanduar Bordit të FVK-së që ndeshja të përsëritet. “Komisioni disiplinor e ka dërguar rekomandimin tek Bordi.
Bordi i FVK-së do të mblidhet javën e ardhshme dhe do të marrë vendim në lidhje me rastin në fjalë” ka deklaruar komisari i garave, Danush Reçica. Ndeshja ndërmjet KV Lubotenit dhe KV Besës ishte ndërprerë me pretendimin se kapiteni pejan kishte sulmuar fizikisht arbitrin kryesor të ndeshjes. /Zëri/Telegrafi/