Thashethemet për vdekjen e Sylvester Stallones janë përhapur sërish në internet, 18 muaj pasi ishte publikuar për herë të parë lajmi i rrejshëm për vdekjen e aktorit hollivudian.
Në shtator të vitit 2016 ishte publikuar një lajm i rrejshëm që pohonte se ylli i filmave aksion ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Natyrisht, kjo rezultoi një gënjeshtër, ndërsa Sly është bërë sërish shënjestër e gënjeshtrave të tilla bizare.
Përkundër kësaj, spekulimet përhapen shpejt në mediat sociale dhe shumëkush ka besuar se aktori ka ndërruar jetë.
Në Twitter janë publikuar fotografi të ndryshme dhe postime që iu referohen njoftimeve të rrejshme për vdekjen e 71-vjeçarit.
Stallone është vetëm njëri prej shumë të famshmëve që janë bërë viktima të lajmeve të këtilla.
Vin Diesel, Nicolas Cage, Jaden Smith, Jim Carrey, Angelina Jolie e John Cena, janë disa prej yjeve për të cilët ka pasur lajme të rrejshme për vdekjen e tyre. /Telegrafi/