Fahri Fazliun i cili e mban emrin e axhës së tij hero, e kishte pagëzuar kështu babai i tij, në shenjë kujtimi për vëllanë që i vdiq më 2 nëntor 1989 gjatë luftimeve me forcat serbe.
Fahriu i ri thotë se ndjehet krenar me këtë identitet dhe historitë që ka dëgjuar.
Por prindi i tij Fadili, që ka edhe një vëlla të rënë për liri, Bahriun, e ka përjetuar rëndë aktakuzën e Prokurorisë Speciale për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Kjo sipas tij, është rëndesë për të gjithë ata që kanë luftuar.
Ky i kujton Thaçin e Veselin si shokë të vëllezërve, në kohën kur këta takoheshin ilegalisht në banesën e tij.
Familjarët e të rënëve për lirinë e Kosovës konsiderojnë se akuzat për krime lufte ndaj luftëtarëve të UÇK-së janë të fabrikuara nga ata që nuk ia duan të mirën vendit.
Mirëpo shpresojnë se në fund do të dëshmohet lufta e pastër e shqiptarëve. /klankosova/