Site icon Telegrafi

Lajmi më i mirë i vitit nga Schumacher

Michael Schumacher nuk dorëzohet, ai vazhdon të luftojë me vdekjen.

Fjalë shprese nga ish presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo në një intervistë dhënë për CNN.

“Jam shumë i kënaqur që ai ka nisur të reagojë”, thekson ish numri 1 i kokëkuqes. Në vijim të intervistës ai shton se Schumi është një njeri shumë i fortë dhe falë vendosmërisë do të dijë të dalë nga kjo situatë e vështirë.

“Shpresoj me gjithë shpirt që të jetë kështu”, deklaroi Montezemolo, sipas të cilit, Michael Schumacher është piloti më i madh i historisë së Ferrarit.

Deklarata e Montezemolos vjen vetëm pak ditë pas lajmeve mediatike se jeta e Shucmacher varej në fije të perit.

Ish kampioni i botës në Formula 1 u aksidentua në fundin e vitit 2013 dhe që prej asaj kohe ai vazhdon të luftojë për të mbijetuar pas operacioneve të vështira në kokë.

Stafi dhe familja që i qëndrojnë pranë, janë shumë të rezervuar në dhënien e informacioneve duke kërkuar edhe mirëkuptimin e mediave për të respektuar privatësinë. /Telegrafi/

Exit mobile version