Telegrafi

Azem Syla jep dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale

Deputeti i PDK-së, Azem Syla sapo ka dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale, si dhe nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë me shkrim për Indeksonline, Azem Syla thotë se këtë po e bënë që t’i jap mundësi drejtësisë të punojë pa ndikime, edhe pse, sipas tij, ai është i pafajshëm.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë institucionale, nga të qenit deputet i Kuvendit të Kosovës.

Hetimi i filluar ndaj meje është padrejtësi, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punoj pa ndikime.