Site icon Telegrafi

Lajmet se DiCaprio dhuroi mbi nëntë milionë euro për Ukrainën thuhet se janë të rreme

Leonardo DiCaprio ka dhuruar për organizatat humanitare që mbështesin Ukrainën, megjithëse thuhet se një raport i shpërndarë më parë ishte i pasaktë.

Në ditët e fundit, qarkulluan disa raportime në internet se aktori ka dhuruar 10 milionë dollarë apo nëntë milionë euro për një organizatë për të ndihmuar Ukrainën, për të cilën thanë se arsyeja ishte vendlindja e gjyshes së tij.

Ky donacion nuk ishte i saktë, theksoi një person i afërt me aktorin në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për këtë çështje, raporton Fox News.

Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images)

DiCaprio, megjithatë, ka dhuruar për grupet humanitare CARE, International Rescue Committee, Save the Children në mbështetje të Ukrainës, tha personi i afërt me DiCaprio.

Nuk është bërë e ditur asnjë shumë.

Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Banka Kombëtare e Ukrainës ka vendosur të hapë një llogari të posaçme për mbledhjen e fondeve për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ka pasur edhe shumë yje të tjerë në botë që kanë shprehur mbështetjen e tyre për popullin ukrainas mes sulmeve ruse. /Telegrafi/

Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images)
Exit mobile version