Telegrafi

“Lajmet e rrejshme sfidë e mediave tradicionale në Maqedoni”

“Maqedonia nuk është e përjashtuar nga fenomeni i lajmeve të rrejshme. Ky problem nuk është i ri, ndërsa përparimi teknologjik e rrit rrezikun”.

Kjo u tha sot në Samitin digjital në Shkup, në kuadër të panelit “Mediat në epokën digjitale: lajmet e rrejshme”.

Ministri pa resor i ngarkuar për transparencë, llogaridhënie dhe komunikim, Robert Poposki, tha se lajmet e rrejshme kanë ardhur si rrezultat i keqqeverisjes së Gruevskit për 10 vite. Ai tha se si fokus i qeverisë së tij është pikërisht luftimi i këtij fenomeni.

Nga ana tjetër për Mathew Jakobs nga Biroja Amerikane për Evropë dhe Euroazi lajmet e rrejshme janë korruptim i vetëdijshëm i proceseve demokratike.

Gazetarja e BBC-së Ragel Reit informoi se në mediumin ku ajo punon ka një repart që punon në verifikimin e fakteve. Ajo tha se puna e gazetarëve ësthë që të verifikojnë faktet dhe burimet e informacioneve.

Në këtë diskutim u theksua se është koha e fundit që të fillohet një strategji konkrete për luftimin e lajmeve të rrejshme.