Telegrafi

Lajmet e rrejshme e shpallin Nysret Muqiqin ‘të vdekur’, Albatriti reagon ashpër: Do të ndiqen penalisht ata që e bënë këtë

Ka qarkulluar gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale, një lajm i rrejshëm për vdekjen e këngëtarit të njohur Nysret Muqiqi.

Këngëtari i cili është shëndosh e mirë, duket se në familjen e tij ka pranuar mesazhe të shumta nga njerëzit, të cilët janë interesuar dhe kanë pyetur për gjendjen e tij.

Një gjë të tillë e ka treguar vet djali i tij, këngëtari, Albatrit Muqiqi, i cili ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale.

Foto: Nysret Muqiqi/Instagram

29-vjeçari ka publikuar në InstaStory një pamje të lajmit të rrejshëm ku aludohet për “vdekjen e babait të tij”, ndërsa me revoltim ka shkruar se personat që e kanë bërë këtë do të ndiqen penalisht.

Foto: Albatrit Muqiqi/InstaStory

“Përshëndetje miq, shokë, po marr shumë telefonata prej jush, për një lajm të rrejshëm dhe aspak të vërtetë. Portali në fjalë i cili për ca klikime dhe përfitime të veta ka postuar një lajm të rrejshëm për babën tim Nysret Muqiqi, i cili është shëndosh e mirë, ndërsa lajmi nuk është aspak i vërtetë. Portali në fjalë do të ndiqet penalisht për këtë shqetësim që na është bërë mua dhe familjes dhe rrethit tonë, A.M”, ka shkruar Albatrit Muqiqi në InstaStory.

Ky nuk është rasti i parë që këngëtarët bien pre e lajmeve të rrejshme, pasi më parë viktima të rasteve të tilla kanë qenë edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, reperi Gold AG, etj. /Telegrafi/