Site icon Telegrafi

Lajmëron zhdukjen e koleksionit të ekstazit

Policia ka bërë të ditur se 46-vjeçari holandez kishte lajmëruar zhdukjen e tabletave ilegale, ngase frikësohej se dikush do të mund të pësojë keq, sepse disa sosh janë edhe vdekjeprurëse.

Në koleksionin e këtij personi kishte 2.400 pilula të ndryshme, ndërsa më të rrezikshmet prej tyre – sipas tij – ishin ato me ngjyrë kuqezi, respektivisht 40 sosh sa i kishte në koleksion.

Koleksionari i plaçkitur nuk është as diler i drogës e as konsumues i saj, ka bërë të ditur policia pas hetimit të kryer. Ai ka thënë se më parë kishte provuar ekstazën, mirëpo nuk i kishte pëlqyer – por hobi kishte mbledhjen e këtyre pilulave ilegale të formave dhe ngjyrave të ndryshme.

Plaçkitësi këtë koleksion e kishte vjedhur në shtëpinë e koleksionuarit e cila ndodhet në Eerbeek të Holandës, 90 km larg Amsterdamit. Deri më tash nuk është bërë e ditur nëse koleksionari i pafat do të ballafaqohet me gjyq për shkak të posedimit ilegal të drogës, me vlerë prej 11 mijë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version