Site icon Telegrafi

Lajmëron qenin e vet në polici sepse ia ha paratë

Ai e ka dërguar qenin në stacionin lokal të policisë sepse i kishte ngrënë paratë me vlerë rreth 25 euro.

I kishte lënë paratë në krevat dhe kishte shkuar në punë. Me të kthyer në mbrëmje, në dysheme ka parë disa kartëmonedha të shqyera.

Pronari ka tërhequr qenin zvarrë deri në polici dhe u ka dhënë rreth pesëdhjetë cent për ta mbyllur. Por, shefi i policisë, me të dëgjuar për arrestimin, ka larguar nga puna policin i cili ka pranuar ryshfet dhe ia ka kthyer qenin pronarit.

Njeru ende nuk ia ka falur qenit. E ka vendosur në shitje për pak para, vetëm sa ta heq qafe.

Exit mobile version