Site icon Telegrafi

Lajmërohet Pacolli nga Lugano: Në shtëpinë time sot ishte një ngjarje e veçantë (Foto)

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në mënyrë indirekte ka mohuar lajmet e postuara nga disa portale se AKR-ja ka arritur marrëveshje me PAN-in.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në shtëpinë e tij në Lugano ishte një event i veçantë

Postimi i plotë i Pacollit:

“Sot në shtëpinë time në ‘Liqenin e Luganos’ ishte një event i posaçëm. Djali im Armani vazhdon vitin e dytë parashkollor, Diari filloi klasën e parë, Isa klasën e shtatë e Hana klasën e nëntë. Fëmijëve të mi e atyre të Kosovës u dëshiroj vit të mbarë shkollor”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version