Telegrafi

Lajmërohet Browne pas nokautit të fuqishëm të Whyte: Jam mirë dhe do të kthehem së shpejti

Boksieri 38-vjeçar australian, Lucas Browne është lajmëruar pas humbjes nga Dillian Whyte, humbje e cila e dërgoi në spital për tretman të mëtutjeshëm, por ka treguar se është mirë dhe do të kthehet së shpejti.  

Dillian Whyte arriti të fitojë ndaj Lucas Browne në O2 Arena të Londrës, duke nokautuar australianin në rundin e gjashtë.

Lexo po ashtu Whyte i kërkon përballje Wilderit pas fitores me nokaut ndaj Browne, ky i fundit dërgohet në spital pas meçit

Whyte si 29-vjeçar kishte humbur vetëm një herë në karrierë në 24 përballje, atë ndaj Anthony Joshuas në vitin 2015 dhe tani arriti t’i jap fund rekordit (25 fitore, asnjë humbje) të Browne në mënyrën më të mirë të mundshme.

Whyte në momentin që rrëzoi në tokë Brownen gjatë raundit të gjashtë (Getty Images)

Paraqitja e mirë e Whyte dhe bokset e shumta bënë që Browne të trajtohet nga mjekët disa herë në mes të rundeve, ndërsa pas meçit u dërgua në spital për mjekim të mëtutjeshëm pasi lëndimet e marra nuk ishin të vogla.

Se gjendja e Browne ishte jo e mirë, e tregon edhe fakti se ai u dërgua në spital me nxitim pas meçit (Foto: Richard Pelham/TheSun)

Megjithatë, Browne është bërë i gjallë dhe ka treguar se është shëndosh e mirë pas kurimit në spital.

Foto të Browne nga spitali

38-vjeçari australian këtë njoftim e bëri pas postimit të disa fotografive në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen”.

“Nuk ishte nata ime dhe respekt i madh për Dillian Whyte dhe për performancën e tij”.

“Syri im më dha probleme nga raundi i dytë dhe nuk mund të mbroheni nga ajo që nuk mund ta shihni. Jam mirë dhe do të kthehem”, ka shkruar Browne në Twitter. /Telegrafi/