Boksieri 38-vjeçar australian, Lucas Browne është lajmëruar pas humbjes nga Dillian Whyte, humbje e cila e dërgoi në spital për tretman të mëtutjeshëm, por ka treguar se është mirë dhe do të kthehet së shpejti.
Dillian Whyte arriti të fitojë ndaj Lucas Browne në O2 Arena të Londrës, duke nokautuar australianin në rundin e gjashtë.
Whyte si 29-vjeçar kishte humbur vetëm një herë në karrierë në 24 përballje, atë ndaj Anthony Joshuas në vitin 2015 dhe tani arriti t’i jap fund rekordit (25 fitore, asnjë humbje) të Browne në mënyrën më të mirë të mundshme.
Paraqitja e mirë e Whyte dhe bokset e shumta bënë që Browne të trajtohet nga mjekët disa herë në mes të rundeve, ndërsa pas meçit u dërgua në spital për mjekim të mëtutjeshëm pasi lëndimet e marra nuk ishin të vogla.
Megjithatë, Browne është bërë i gjallë dhe ka treguar se është shëndosh e mirë pas kurimit në spital.
38-vjeçari australian këtë njoftim e bëri pas postimit të disa fotografive në rrjetet sociale.
“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen”.
Hi everyone. Thanks very much for the love and support. It wasn’t my night and massive respect to @DillianWhyte for his performance. My eye was giving me trouble from the second and you can’t protect from what you can’t see. I’m all good and I will be back.
— Lucas Browne (@lucasBrowne) March 25, 2018
“Nuk ishte nata ime dhe respekt i madh për Dillian Whyte dhe për performancën e tij”.
“Syri im më dha probleme nga raundi i dytë dhe nuk mund të mbroheni nga ajo që nuk mund ta shihni. Jam mirë dhe do të kthehem”, ka shkruar Browne në Twitter. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5QezzuvCpcA