Site icon Telegrafi

Lajme të rreme për një tërmet që mund ta godas Shqipërinë

Lajme që nuk janë të bazuara në informata kredibile dhe zyrtare janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, që thonë se pas mesnate Shqipëria do të goditet nga një termet i fuqishëm.

Telegrafi njofton lexuesit se të gjitha këto lajme janë të rreme dhe kanë për qëllim shkaktimin e panikut te popullata, sepse nuk janë të bazuara në parashikimet e sizmologëve.

Lexo po ashtu Publikuan lajme të rreme për tërmetin, arrestohen dy gazetarë

Ndryshe, ekspertët e sizmologjisë kanë thënë se tërmetet nuk mund të parashikohen paraprakisht, e aq më pak fuqia goditëse e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version