Benjamin Kololli është detyruar ta lëshoj fushën i lënduar në takimin e Zurichut ndaj Sionit në Superligën e Zvicrës.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Sionit.
Kololli u detyrua të braktis lojën në minutën e 42-të të ndeshjes pas një ankesë për lëndim.
42. Erster Wechsel beim #Stadtclub, Pa Modou kommt für Kololli ins Spiel. #fcz #fczuerich #FCZSION
— FC Zürich (@fc_zuerich) November 10, 2019
Ky lëndim i Kolollit vjen disa ditë para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë dhe kjo do të sjell kokëdhimbje për përzgjedhësin Bernard Challandes.
Shpresojmë që anësori i krahut të majtë i “Dardanëve” të mos ketë diçka serioze dhe të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020. /Telegrafi/