Ylli i Romës, Paulo Dybala, iu nënshtrua disa testeve mjekësore në Trigoria këtë pasdite, të cilat konfirmuan një lëndim të këmbës së majtë.
Sulmuesi 28-vjeçar argjentinas mbeti duke shtrënguar këmbën pasi realizoi një penallti në fitoren 2-1 të Giallorossëve ndaj Lecces.
Klubi u shqetësua menjëherë dhe filloi të shfaqej frika se Dybala mund të humbiste Botërorin e ardhshëm në Katar, një goditje shkatërruese për ish-lojtarin e Juventusit.
Siç theksohet nga Calciomercato.com, La Joya iu nënshtrua disa ekografive sot, të cilat konfirmuan praninë e një lëndimi në kuadricepsin e majtë, të shkaktuar nga lëvizja e çuditshme e këmbës gjatë goditjes së penalltisë. Madhësia dhe shkalla e lëndimit do të përcaktohet nesër me MRI.
Roma shpreson ta rikuperojë 28-vjeçarin brenda 25-30 ditëve, por lëndimet e këtij lloji mund të ndryshojnë nga katër deri në tetë javë.
Prandaj, ka të ngjarë që Dybala të humbasë çdo ndeshje në prag të pushimit të Kupës së Botës muajin e ardhshëm – nëntë ndeshje në të gjitha garat – dhe pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës është ende në dyshim. /Telegrafi/
#Roma, confermata la lesione per #Dybala: domani la risonanza, i tempi di recupero https://t.co/NtllDzNmY1
— calciomercato.com (@cmdotcom) October 10, 2022