Pasi nuk arriti të kalonte pengesën e quajtur Real Sociedad të hënën në mbrëmje, kishte lajme të mira për Real Madridin të martën, pasi Karim Benzema dhe Sergio Ramos por rikthehen nga lëndimet.
Sulmuesi francez nuk ishte në gjendje të bashkohej me seancën e plotë të martën, por mund të shihej duke stërvitur i vetëm dhe ai madje mund të bashkohet nesër në grup.
Me pesë ditë të mbetura për derbin kundër Atletico Madridit, Zinedine Zidane shpreson që sulmuesi francez të jetë në dispozicion.
Në skenarin më të mirë, Benzema mund të ketë katër ditë stërvitje me ekipin, gjë që nuk është ideale duke qenë se ai ka humbur 11 takime.
Sidoqoftë, Zidane është optimist se do ta arrijë, por në të njëjtën kohë nuk ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë rrezik me sulmuesin e tij.
Qëllimi për Sergio Ramos, ndërkohë, është të kthehet në ndeshjen ndaj Atalantas më 16 mars.
Mbrojtësi iu nënshtrua një operacioni në gju më 6 shkurt dhe po stërvitet përsëri në fushë dhe madje duke bërë disa lëvizje të mira me top.
Sa për të tjerët në listën e dëmtimeve, Eden Hazard dhe Dani Carvajal vazhduan rehabilitimin e tyre në palestër, ndërsa Eder Militao gjithashtu po bën përparim dhe mund të kthehet në kohë për derbin. /Telegrafi/