Site icon Telegrafi

Lajme aspak të mira për Chelsean, lëndohet sërish Kante

N'Golo Kante

N’Golo Kante ka pësuar sërish lëndim, por tani në ndeshjet ndërkombëtare me Francës.

Mesfushori francez nuk kishte shumë kohë që ishte rikthyer nga lëndimi që pësoi në fillim të këtij sezoni, por tani është lënduar sërish.

Trajneri i Francës, Dideri Deschamps ka thënë se ai nuk dëshiron të rrezikojë me inkuadrimin e Kantes në lojën që ‘Gjelat’ e zhvillojnë të martën e javës së ardhshme ndaj Turqisë në kualifikimet për Euro 2020.

“Ai kishte dhimbje në muskulin abdominal dhe nuk dëshiroja të rrezikoja me të”, ka thënë  strategu i kombëtares franceze.

“Ai më tha se nuk ndihej komod dhe unë vendosa ta pushoja atë për t’u mos u bërë situata më e keqe”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga N’Golo Kante

“Nuk mendoj se lëndimi është serioz, mirëpo ai mund të mos luajë ndaj Turqisë dhe në vend të tij mund të luajë Moussa Sissoko”, ka shtuar më tej Deschamps.

Frank Lampard kishte tentuar edhe kësaj radhe mos ta lejonte Kanten të luante me Francën shkaku i lëndimit, mirëpo nuk mundi të bënte asgjë. /Telegrafi/

Exit mobile version