Site icon Telegrafi

Lajm tronditës vjen nga Franca: Evra dënohet me 12 muaj burgim

Ish-legjenda e Manchester United, Patrice Evra, është dënuar me 12 muaj burgim pasi është shpallur fajtor për braktisjen e familjes së tij gjatë dy viteve të fundit.

43-vjeçari dyshohet se i ka një borxh prej 969 mijë eurosh gruas së tij Sandra Evra dhe dy fëmijëve të tyre mes datës 1 maj 2021 dhe 28 shtator 2923. Dënimi i tij u konfirmua nga zyra e prokurorit të Nanterre, ka raportuar Le Parisien.

Ky dënim prej 12 muajsh është pezulluar për dy vjet me ekzekutim të përkohshëm, por ish-kapiteni i kombëtares së Francës është urdhëruar që t’i paguajë 4 mijë euro gruas së tij për dëmin moral dhe 2 mijë euro për shpenzimet ligjore.

Evra ka nisur një apel kundër vendimit, ka konfirmuar gjykata, me Jerome Boursican, avokati i tij, që ka insistuar se faktet janë të kontestuara nga klienti i tij.

“Evra ka nisur një apel kundër vendimit, duke e ditur se ai i ka dhuruar gruas së tij një apartament, një shtëpi me pishinë në jug të Francës dhe që pastaj ai i ka dhuruar asaj rreth dy milionë euro për jetën e saj të përditshme”, ka thënë avokati i tij.

Sandra dhe Evra u martuan në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë, një djalë, Lenny dhe një vajzë, Maona.

Procedurat e divorcit u iniciuan nga futbollisti tashmë i pensionuar në vitin 2020, megjithatë ato mbeten të papërfunduara gjatë katër viteve.

Në korrik 2020, u publikuan foto të Evras duke puthur modelen daneze Margaux Alexandra, partneren e tij aktuale, ndërkohë që ai mbeti i martuar me gruan e tij. Evra dhe Alexandra janë fejuar dhe që atëherë kanë pasur dy fëmijë – një djalë të vogël, Lilas dhe një vajzë./Telegrafi/

Exit mobile version