Site icon Telegrafi

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Ka vdekur djali 15 muajsh i boksierit të peshave të rënda, Francis Ngannou, Kobe.

Ish-kampioni i UFC-së postoi në X lajmin e hidhur: “Shumë shpejt për t’u larguar, por megjithatë ai është larguar. Djali im i vogël, shoku im, partneri im Kobe ishte plot jetë dhe gëzim. Tani, ai po shtrihet pa jetë. Unë thirra vazhdimisht emrin e tij, por ai nuk po përgjigjet”.

“Unë isha versioni më i mirë i vetës sime pranë tij dhe tani nuk e kam idenë se kush jam. Jeta është kaq e padrejtë të na godas aty ku dhemb më shumë”.

Lexo po ashtu Pasi u nokautua brutalisht nga Joshua - zbulohet kundërshtari i radhës për Ngannoun

Menaxheri i luftëtarit Marquel Martin postoi në internet duke thënë se ai së bashku me “miliona të tjerë” do të luten për kamerunasin.

Conor McGregor ishte në mesin e luftëtarëve dhe fansave që i dërguan ngushëllimet e tyre boksierit 37-vjeçar dhe ish-yllit të arteve marciale të përziera (MMA).

Lexo po ashtu Francis Ngannou thotë se është mashtruar përpara luftës me Anthony Joshuan

“Më vjen shumë keq që dëgjoj për humbjen tuaj Francis, lutjet e mia janë me ju dhe familjen tuaj në këtë kohë,” shkroi irlandezi në X.

Meçi i fundit i Ngannou ishte një humbje e rëndë nga Anthony Joshua në Arabinë Saudite. Pas përleshjes ai hodhi poshtë sugjerimin për t’u rikthyer përgjithmonë në MMA ku bëri emër. /Telegrafi/

Exit mobile version