Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland i ka përgënjeshtruar zërat rreth shpenzimeve enorme dhe një bakshishi të madh gjatë pushimeve të tij verore, teksa nuk ka hezituar t’i cilësoj si ‘lajme të rreme’.
Haaland është një nga emrat më të përfolur në futbollin evropian tani, teksa po lidhet shumë me një transferim te Real Madridi këtë verë.
Forma e tij e mirë dhe golat e shumtë kanë bërë që norvegjezi të fitojë vëmendjen e të gjithëve me talentin e tij.
Megjithatë, Haaland ka ‘pushtuar’ ballinat edhe me pushimin e tij veror në Greqi apo më saktë në ishullin e Mykonos.
Sot (e shtunë) në mëngjes u përhap një thashetheme nga gazeta sportive greke Sportime dhe nga gazetari Stefan Bienkowski, se ylli i Dortmundit kishte shpenzuar 500 mijë euro për gjashtë orë në një restorant në ishullin e Mykonos dhe përfundoi duke lënë një bakshish prej 30 mijë eurosh për stafin.
Greek sports newspaper Sportime are reporting that Dortmund striker Erling Haaland spent €500k in six hours at a restaurant on the island of Mykonos and ended up leaving a €30k tip for the staff.
— Stefan Bienkowski (@SBienkowski) June 26, 2021
Haaland nuk u vonua shumë dhe u përgjigj pasdite, duke e quajtur këtë raportim si një lajm të rremë me anë të një postimi nga profili i tij zyrtar në Twitter.
Por, ky lajm nuk pritet të jetë i fundit për Haaland, pasi emri i tij do të jetë ndër më të nxehtit në listën e transferimeve këtë verë. /Telegrafi/
…I think they forgot the main courses🤡🤦🏼♂️ Fake news https://t.co/sCYhKHCCzQ
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) June 26, 2021