Site icon Telegrafi

Lajm i mirë për shëndetësinë në Prishtinë, ultrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se doktorët janë duke u trajnuar, dhe më pas fillojnë me realizimin e ultrazërave të barkut.

Ai tregoi se në këto qendra do të bëhet ultrazëri: në QMF-të në lagjet “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Kodra e Trimave”, “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, QMF në rrugën “Bajram Bahtiri” dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente.

“Më s’do të keni nevojë të shkoni në Emergjencën e QKUK-së për një ultrazë, këtë do ta bëjmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version