Telegrafi

Lajm i mirë për Romën, Schick dhe Karsdorp të gatshëm për Napolin

Roma ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes derbi me Napolin në fundjavë.

Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti italian, Eusebio Di Francesco ka kompletuar grupin e lojtarëve.

Dy yjet e transferuara gjatë këtij afati kalimtar të verës, Patrick Schick dhe Rick Karsdorp janë rikthyer nga lëndimet.

Si sulmuesi ashtu edhe mbrojtësi iu janë bashkuar skuadrës në stërvitje dhe pritet të grumbullohen për ndeshjen e fundjavës.

Schick ka zhvilluar vetëm një lojë zyrtare me Romën duke u aktivizuar 15 minutat e fundit në takim ndaj Veronës.

Ndërkohë mbrojtësi i ardhur nga Feyenoord, Rick Karsdorp iu desh të operonte gjurin dhe nuk ka pasur mundësi të luaj.

Gjithsesi Di Francesco nuk pritet t’i aktivizojë nga minuta e parë lojtarët, por pritet aktivizimi i tyre në pjesën e dytë. /Telegrafi/