Liverpooli ka marrë një lajm pozitiv para takimit të së martës me Manchester City pasi Mohamed Salah është kthyer në stërvitje.
Ylli egjiptian u largua nga loja në fitoren 3-0 të Reds ndaj City në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Anfield pas një dëmtimi në ijë në fillim të pjesës së dytë.
Ai më pas nuk u ftua fare për përplasjen e së shtunës në kampionat ndaj Evertonit, duke rritur frikën se golashënuesi më i mirë në Ligën Premier këtë sezon do të humbasë ndeshjen e kthimit në stadiumin Etihad.
Por, tani duket se nënshkrimi i verës nga Roma do të jetë në dispozicion të Jurgen Klopp pasi ai është kthyer në stërvitje me skuadrën.
Salah ka shënuar 38 gola në 41 paraqitje që nga ardhja e tij në Merseyside nga Roma, si dhe ka dhuruar plot 13 asistime duke u bërë ylli kryesor i skuadrës.
Goli i tij i fundit hapi rezultatin kundër Cityt, me Alex Oxlade-Chamberlain dhe Sadio Mane që shtuan epërsinë për të vënë në kontroll fitoren ndaj Qytetarëve.
“Ne nuk jemi të sigurt 100 për qind. Ai ishte me trajnerin e atletikës [të dielën]”, ka thënë Klopp në konferencën për media para ndeshjes ndaj Cityt.
“Duhet të shohim. Ne duhet të presim për reagimin e tij nesër. Pastaj do të marrim një vendim. Kjo është e gjitha”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/
— Liverpool FC (@LFC) April 9, 2018