Telegrafi

Lajm i mirë për humanistin Adnan Hyseni – Ai po e fiton betejën me sëmundjen

Ndonëse disa ditë më parë humanisti dhe ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adnan Hyseni, ishte diagnostifikuar nga mjekët në gjermani me infeskion të rëndë të mëlçisë, ai është duke e fituar betejën me sëmundjen.

Avniu, vëllai i Adnanit, në profilin e tij në Facebook ka dhënë lajmin e mirë se Adnani është duke e marrë veten.

Sipas tij, humanisti pejan përveç infeskionit të rëndë të mëlçisë ka pasur edhe kancer në zorrë të trashë, e të cilën fatmirësisht mjekët gjermanë e kanë evituar, për të cilën pas trajtimit mjekësor e mori vesh.

Aviu ka thënë së është mirënjohës të gjithë shqiptarëve që kanë kontribuar që vellai i tij ta kaloj këtë sprovë. /Telegrafi/