Avokati i aktorit të famshëm amerikan Robert De Niro, do të mbrojë ish-pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar më 2015 në Kumanovë, Valdet Zekajn nga Peja.
Se avokat i angazhuar në këtë rast do të jetë Tom Harvey, këtë lajm e konfirmon për Telegrafin, vëllai i Valdetit, Ardet Zekaj.
Sipas tij, kjo u bë pas angazhimit të mikut familjar, Elvir Muriqi.
“Falënderoj lobin shqiptar për kontributin e dhënë”, thotë ai.
Harvey është avokat i shumë personaliteteve publike në SHBA. Ndërkaq, emërimi i i tij do të jetë mbështetje e madhe për pafajësinë e Zekajt e njëherësh edhe të tjerëve nga ajo që njihet si “Grupi i Kumanovës”. /Telegrafi/