MINISO, brendi japonez i përkushtuar në prodhimin e produkteve me përbërësit e kualitetit më të lartë, ka arritur marrëveshje për të hapur degën e saj edhe në Kosovë.
MINISO Kosovo, hapet më 9 Korrik, në ora 18:00, në “Albi Mall”. Brendi i parë japonez në vendin tonë po bënë një hap para drejtë globalizimit, me anë të marrëveshjes strategjike për Kosovën.
Në Forumin e Samitit Global MINISO: “Brezi dhe Rruga” me Miyake Junya, bashkëthemelues, projektues dhe Ye Guofu bashkëthemelues global dhe drejtor ekzekutiv të MINISO- së, u mundësua bashkëpunimi për zhvillim në tregun kosovar.
MINISO është nxitës i “produkteve inteligjente të konsumit” global, e që ka fituar popullaritet në mesin e blerësve si pasojë e lansimit të produkteve të reja çdo shtatë ditë. Misioni i MINISO, është prodhimi i produkteve bazuar në interesat dhe nevojat e konsumatorëve në vendin tonë, duke ofruar edhe çmime të volitshme.
Sipas statistikave, MINISO ka marrëveshje bashkëpunimi strategjik me mbi 60 vende të botës, përfshirë SHBA, Kanada, Australi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, Kinën e shumë vende evropiane.
Për më shumë informata mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/