Më në fund ka ardhur lajmi i shumëpritur nga Ilir Azemi.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, iu është kthyer skuadrës së tij Greuther Furth, pasi mungoi gati dy vite pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi.
Llapjani u aktivizua në 10 minutat e fundit të ndeshjes, mes Greuther Furth dhe Sandhausen duke u pritur ngrohtësisht nga publiku vendas.
Azemi në momentin që kishte pësuar aksident ishte duke kaluar nëpër një formë fantastike duke shënuar shumë gola me Furthin dhe duke dhuruar asistime.
Kujtojmë që djaloshi 24-vjeçar debutoi me Kosovën në ndeshjen ndaj Haitit dhe bëri për vete publikun kosovar me lojën e mrekullueshme.
Për të këto 10 minuta ishin të parët këtë edicion në Bundesliga 2 pas rikthimit nga lëndimi, ndërsa ka luajtur për skuadrën e dytë në 11 takime duke marrë vetën dhe ka shënuar gol e ka asistuar në disa të tjerë. /Telegrafi/