Futbollisti i Real Madridit ka marr sot një lajm tronditës.
Sipas të përditshmes spanjolle, Sport kushërira i Luka Modricit është gjetur e vdekur në bagazhin e një makine.
Susana Modric është rrëmbyer të hënën dhe tek sot është gjetur e vrarë, ndërsa ajo ishte duke punuar në shtetin e El Salvadorit, transmeton Telegrafi.
Policia ka hapur një hetim se si u vra, ndërsa motivet janë ende të panjohura.
Vlen të theksohet se 40-vjeçarja ka dy fëmijë. /Telegrafi/