Se sa mund të jetë kafja e freskët varet nga shumë faktorë, nga paketimi, vendi i magazinimit, shkalla i pjekjes së kokrrës së kafes.
Pas dy javësh ndryshon shijen. Pas kësaj kohe, kafja humb freskinë dhe fillon të marrë shije tjetër, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni adhurues i cilësisë, më e sigurt është që ta pini kafen deri dy javë pas hapjes së qeses.
Nëse nuk e konsumoni shpesh, më mirë është të blini paketime të vogla. Ndryshe, nëse qesja nuk është e hapur dhe e mbani në vend të thatë, mund të zgjasë vite të tëra.
Në rast që është e lagësht, do të ndihet aromë myku, prandaj është më mirë që ta hidhni poshtë.
Kur bëhet fjalë për kafenë, zonë biologjike së cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje është niveli i kortizolit,hormon ky të cilin e lidhim me stresin dhe me shpejtësinë e reagimeve tona mendore dhe perceptive.
Edhe pse kortizoli arrin nivelin më të lartë në mes të orës 8 dhe 9, niveli i tij rritet edhe disa herë gjatë ditës: në mes të orës 12 dhe 13 dhe 17:30 dhe 18:30.
Por në qoftë se e preferoni kafenë tuaj në mëngjes, duhet të din ise ajo do të jetë më efektive nëse e konsumoni në mes të orës 9:30 dhe 11:30, kur nivelet e kortizolit bien në nivelin më të ulët para se të ngrihen përsëri.
Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, koha e përkryer për një kafe është 14:16, por ky vlerësim nuk është i bazuar në matjet e niveleve të kortizolit por në studimin se në ç’kohë punonjësit ndihen më të lodhur.
Nëse vërtet dëshironi t’i përjetoni përfitimet maksimale të kënaqësisë nga pirja e kafesë, shkencëtarët rekomandojnë një gjumë të shkurtër 15 minutash menjëherë pas pirjes së disa filxhanëve me kafe. /Telegrafi/