Site icon Telegrafi

Lajm jo i mirë për Elon Musk, raportohet për raste të coronavirusit në fabrikën e rihapur Tesla

Në një lajm që nuk duhet të befasojë askënd thuhet se punëtorët në fabrikën Tesla janë prekur nga coronavirusi.

Siç raportohet, përcjell Telegrafi, kanë qenë dy punëtorë anonimë që i kanë thënë Washington Post se “disa raste” të Covid-19 ishin konfirmuar në të dy kompanitë në Fremont, California, fabrikë prodhuese dhe afër saj në fabrikën e tij më të vogël të montimit të ulëseve.

Ndryshe, Musk ka qenë ai nga ata që sfidoi shumë publikisht zyrtarët lokalë kur rihapi fabrikat e tij disa javë më parë.

Tesla ende nuk e ka konfirmuar raportin dhe kompania nuk iu përgjigj kërkesës së Recode për koment.

E Washington Post gjithashtu nuk tha se sa serioze ishin rastet ose nuk specifikonte sa punëtorë kontraktuan virusin ose kur.

Musk ka qenë një kritik i hapur në Twitter i urdhrave të bllokimit si pasojë e coronavirusit, duke i cilësuar si “arrest shtëpie”.

Ai ka kritikuar gjithashtu përgjigjen ndaj coronavirusit në përgjithësi. /Telegrafi/

Exit mobile version