Telegrafi

Lajm i mirë për Kosovën

“Çfarëdo marrëveshje me Serbinë, do të ishte një marrëveshje shumë e dëmshme për Kosovën. Në anën tjetër, dështimi i mbrëmshëm në Bruksel, nuk ka vend për entuziazëm, për shkak se përkundër faktit që s`u arrit marrëveshja dialogu nuk është shpallur i përmbyllur. Përpjekjet për të arritur një marrëveshje do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, ka thënë Kurti, pas homazheve që bëri për të rënët e demonstratës së 3 prillit të vitit 1981në Ferizaj.

Sipas Kurtit, përpjekjet për arritjen e marrëveshjes, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe VV-ja ashtu sikur e ka kundërshtuar më parë këtë dialog do të vazhdojë ta kundërshtojë. 

"Dëmet janë këtu, koncesionet janë bërë, ani pse nuk arrit kompromisi", ka thënë Kurti.

Ai është shprehur se në Bruksel ka pasur zëra që thanë se ndonëse nuk u arrit marrëveshja, ka përafrime të mëdha dhe kjo, sipas tij është brengosëse.

Kurti ka folur në Ferizaj edhe për interpelancën e VV-së për ministrin e brendshëm, Bajram Rexhepi, duke thënë se ministrin do ta përballin më fakte të korrupsionit dhe krimit që i ka krijuar ai.

“Ministri më shumë bën politikë policore, sesa që iu shërben qytetarëve të Kosovës. Ai është llogari-dhënës ndaj Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti, duke shpresuar se për këtë çështje do ta ketë edhe mbështetjen e partive opozitare. /Telegrafi/