Telegrafi

Lajm i mirë nga Samsung, së shpejti vjen superbateria

Sipas “engadget.com”, shkencëtarët e Samsungut kanë krijuar teknologjinë e baterisë që premton qëndrueshmëri më të gjatë.

Bateritë e reja thuhet se do të kenë një material të veçantë që do të mbajë më shumë energji sesa bateritë aktuale, transmeton mapo.al.

Nëse përdoruesit e Samsungut e kanë mbushur pajisjen çdo mbrëmje, tash ata duhet ta bëjnë këtë një herë në dy ditë.

Raportimi thekson se këto bateri do të dalin në treg pas dy ose tre vjetëve.