Site icon Telegrafi

Lajm i mirë: Anibar sjell në Pejë një emër të madh – producentin dhe skenaristin e “The Simpsons” (Video)

Mike vjen në Pejë që të prezantojë punën e tij 26-vjeçare në “The Simpsons” dhe ta ndajë atë me publikun Kosovar.

Reiss ka studiuar në Universitetin e Harvardit, duke u fokusuar më shumë në komedi, shfaqje dhe në skenar. Në Harvard ai u takua me Al Jean, ku të dy bashkëpunuan dhe filluan të shkruanin për revisten satirike Harvardit, “Lampoon”.

Pas diplomimit, kjo revistë satirike i punësoi ata Jean të vazhdonin shkrimet e tyre. Gjatë kësaj periudhe ata punuan edhe si skenaristë dhe producentë të shumë shfaqjeve televizive.

Në vitin 1989 Reiss dhe Jean u punësuan në rrjetin televizim FOX, si anëtarë të stafit për të filluar serinë e animuar “The Simpsons”. Ata më vonë u bënë edhe producentët dhe përgjegjësit kryesor të serialit.

Reiss ishte përgjegjës kryesor për krijimin e shumë episodeve, përfshirë skenarin, animacionin, zërin dhe muzikën.

Mike Reiss ka fituar katër Emmy gjatë 26 viteve të tij me “The Simpsons”. Ai udhëhoqi të gjithë sezonin e katërt që nga “Entertainment Weekly” është quajtur si "sezoni më i mirë i serialit më të mirë në histori”.

“Queer Duck” është një tjetër seri e animuar në të cilën Mike Reiss ka qenë skenarist , e që është futur në "100 animacionet më të mira të të gjitha kohërave" nga rrjeti BBC.

Po ashtu, Reiss është producent në serialin e njohur “The Critic” që i kushtohet kritikut të filmit të animuar, Jay Sherman.

Në vitin 2006, Reiss ka marrë çmimin për arritje jetësore nga asociacioni i skenaristëve të animacionit

Reiss ka kontribuar edhe në shumë filma animuar të metrazhit të gjatë, si “Ice Age”, “Despicable Me”, “Kung Fu Panda”. Ai gjithashtu ishte koskenarist për filmin “The Simpsons” në vitin 2007.

Mike Reiss në edicionin e gjashtë të Anibar do të bëjë prezantimin “The Simpsons Backstage Tour”. Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës amerikane në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version