Katër gola në tri ndeshje, lëvdata të mëdha dhe deri te krahasimi me Lionel Messin.
Duket se lojtari është prekur nga ‘mësyeshi’ siç thonë në gjuhën popullore.
Lëndimi i mbrëmshëm në ndeshjen ndaj Bournemouth, do t’i kushtojë shumë brazilianit.
19-vjeçari pësoi një dëmtim serioz mbrëmë dhe skaneri zbuloi sot një thyerje të një kocke në këmbë.
Një lajm i tmerrshëm për sulmuesin, i cili do të mungojë rreth tre muaj, çka do të thotë se me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin, që për të kishte nisur vetëm pak javë më parë, me gola e lojë fantastike, aq sa edhe Sergio Aguero u ul në bankën rezervë.
Ndërkaq, edhe Pep Guardiola është i dëshpëruar, sepse me talentin brazilian City po shprehej shumë më mirë dhe po shihte realisht nga kreu i renditjes në Ligën Premier. /Telegrafi/