Ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tysonit i është shtyrë rikthimi në ring deri më 28 nëntor.
54-vjeçari do të përballej po ashtu me ish-kampionin e peshave të rënda në boks Roy Jones Jr në Los Angeles.
Përballja e dyshes ishte paralajmëruar më 12 shtator, mirëpo tani do të mbahet në fund të muajit nëntor.
“Ndryshimi i datës do u jap më shumën mundësi adhuruesve të boksit që të shikojnë meçin e shumëpritur”, ka thënë Tyson.
Iron Mike nuk ka boksuar që nga viti 2005, aty ku e kishte humbur Kevin McBriden, që ishte humbja e gjashtë karrierë në 58 përballje të zhvilluara.
Në anën tjetër, Jones kishte boksuar për herë të fundit në shkurt të vitit 2018 kundër Scott Sigmon, ku kishte dalë triumfues. /Telegrafi/