Federata e Futbollit ka njoftuar se Amir Rrahmani është rikthyer te Napoli.
Mbrojtësi i Përfaqësueses është larguar nga kampi, duke mos arritur kështu të kontribuoj në tre ndeshjet e marsit.
Në njoftimin e organit më të lartë në futbollin kosovar bëhet e ditur se Rrahmani do të rikthehet në Itali për të trajtuar lëndimin e tij.
“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit”.
“Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit”.
“Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kujtojmë se Kosova nga ora 20:45 do të zhvillojë miqësoren ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Derisa, më 28 dhe më 31 mars, do të përballet me Suedinë, respektivisht Spanjën, për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në vitin 2022 në Katar. /Telegrafi/