Real Madrid ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar një marrëveshje të re me Andriy Lunin, raporton Jose Felix Diaz i Marca.
Ukrainasi do të nënshkruajë një kontratë të re katërvjeçare me bardhezinjtë. Njoftimi do të bëhet këtë javë.
Më herët, u raportua se Lunin ishte më afër përmbushjes së marrëveshjes së tij aktuale dhe largimit si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Sezonin e kaluar, portieri mbajti portën e paprekur 12 në 32 paraqitje për skuadrën e Carlo Ancelottit dhe luajti një rol kyç si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Ai gjithashtu është në listën e ngushtë për trofeun Yashin 2024. /Telegrafi/