Telegrafi

Lajm aspak i mirë për Realin, lëndohet edhe James

Real Madridi ka marrë një lajm aspak të mirë, pasi James Rodriguez ka pësuar lëndim dhe do të mbetet jashtë fushës për disa javë.

Lajmi u konfirmua sot (e hënë) se lojtari kishte pësuar një dëmtim të muskujve në kyçin e këmbës dhe pritet të humbasë disa javë.

“Pas testeve të bëra sot te lojtari ynë James Rodriguez nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në kyçin e këmbës”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

James Rodriguez (Foto: Kiyoshi Ota/Getty Images/Guliver)

Ai tani është lënë jashtë nga udhëtimi i Madridit në Villarreal këtë fundjavë të ardhshme dhe gjithashtu do të humbasë ndeshjet ndërkombëtare me Kolumbinë, të cilët do të luajnë ndaj Brazilit dhe Venezuelës.

James, i cili ka kaluar dy sezonet e kaluara në huazim te Bayern Munich, u zëvendësua në barazimin 1-1 të së shtunës me Real Valladolid pasi ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës.

Lexo po ashtu Real Madridi ndryshon mendim për Jamesin, kolumbiani mund të qëndrojë

Ish-ylli i Portos dhe Monakos tentoi të largohej nga Los Blancos këtë verë me Atletico Madrid dhe Napolin të interesuar, por asnjë veprim nuk u materializua.

Marco Asensio, Eden Hazard, Rodrygo Goes dhe Brahim Diaz janë lojtarët e tjerë që janë të lënduar, ndërsa James kishte hyrë në fushë si zëvendësues i Luka Modricit të pezulluar. /Telegrafi/