Artisti i mirënjohur shqiptar Çun Lajçi, gjatë ditës së sotme ka thënë se ka marrë vesh se Qeveria e Kosovës nuk kishte lejuar që ai të merrte pjesë në përvjetorin e Betejës së Koshares.
Mirëpo, përkundër këtij vendimi të qeverisë, Lajçi thotë se shkoi te varrezat e Koshares dhe i nderoi dëshmorët duke recituar.
Lajçi këtë e ka bërë të ditur përmes dy postimeve në Facebok.
Postimi i parë:
“Sa mirë kur t’urrenë pushteti !
Nji ish komandant i Brigades 138 Agim Ramadani sot me tha:
Prap qeveria nuk na la me të ftua n’përvjetorin e Betejes së Koshares. Na tha merreni cilindo artist pos Çun Lajçit, për pagesë nuk ka problem!
I thashë: Me paskan nderue shumë, sepse pushteti i pushtetarve të inkriminuar, gjithmonë i ka urrejtë njerëzit që kan kontribue për atdhe!” (sic), ka shkruar Lajçi.
Postimi i dytë:
“Athue qenkam irredentist edhe n’Kosovën e lirë?
Pushteti nuk paska lejue të recitoj për Agim Ramadanin, ( sot e mësova ) por unë sikur ta kisha dijt, shkova u recitova varrezave në Koshare: Luan Gashit, Salih Çekut, Agim Ramadanit e gjithë të tjerve.
Lavdi!“(sic), ka shkruar Lajçi. /Telegrafi/