Site icon Telegrafi

Lajçi, Presidentes: Krijuesit dhe sportistët nuk ushqehen me dekoratat e fjalët tua

“Ne, ashtu siç jemi krenuar më legjendën e filmit z. Bekim Fehmiun (për vdekjen e të cilit ju në Parlament as që i lëvizet prapanicat tuaja – turp ju qoftë), ne gjithashtu jemi krenua edhe më boksierin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, me olimpistin z. Aziz Salihun. Prandaj, gjesti i tij vjen si pasojë e gabimeve të shtetit!

LEXO PO ASHTU: Aziz Salihu shqyen dekoratën e presidentes (Video)

Sepse, Ju mendoni se artisti, sportisti, shkrimtari, muzicienti, piktori dhe çdo lloj krijuesi, jeton duke e ushqye vetën e familjen më "Dekoratat" që Ju zonjë ua ndani.

Krijuesit, pra edhe sportisti kalibër, çfarë është z. Aziz Salihu, i duhet një vend pune, një rrogë me të cilën do ta mbante familjen, jo letra e fjalë miradie.

LEXO PO ASHTU: Jahjaga ia revokon medaljen Aziz Salihut

Z. Presidente. Kurseni pak nga rrobat, mos shkoni aç shpesh të stilisti juaj, sepse ato janë paratë e tatimpaguesve. Por, kujdesuni pak edhe për ata që aq shumë i dhanë këtij vendi”.

Respekt z. Presidente”, ka shkruar aktori Lajçi, në profilin e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version