Site icon Telegrafi

Lajçi porosit Thaçin: Çakorri është i yni…, mos i beso Isës (Foto)

Aktori i njohur shqiptar, rugovasi Çun Lajçi, i cili i është bashkangjitur fuqishëm zërave që po kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është takuar dhe ka pirë kafe me presidentin Hashim Thaçi.

Lajçi, i cili ka postuar fotografinë ku shihet me presidentin Thaçi dhe shefin e deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, thotë se kishte qëlluar rastësisht në hotelin ‘Swiss Daimond’ ku Presidenti po pinte kafe, transmeton Telegrafi.

“Dhe u takuam pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë unë Drelaj. Drenicë e Rugovë dhe shqiptarçe u përshëndetem e folëm”, ka shkruar Lajçi.

Postimi i plotë i Lajçit:

“Ju nuk e besoni, por unë qëllova rastësisht ne Swiss Diamond ku ai po pinte kafe.
*************
Unë me Çakorrin Ai me Presidencën
Dhe u takuem pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë unë Drelaj. Drenicë e Rugovë dhe shqiptarqe u përshendetem e folem. Me shaj tha për Çakorrin. I thashë, unë për atdheun ha m… por si njeri e shqiptar të rrespektoj – edhe si President, por Çakorri asht i yni dhe nuk falet. Mos i beso Isës as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s’ka qenë.
Pastaj folem pêr Ramushin dhe për letrat ” e randa ” që i adresova në emnin e tij e të Isës.
Vazhdo e shkruej me tha, se unë i besova komisionit dhe e nënshkrova.
Gabim bane i thashë.
Dhe bamë fotografi e kafën e pagoi Ramushi n’ Francë.
P.S
Unë mbetem Çakorr, Ai President.
Fotografia e Çun Lajçi” (sic.), ka shkruar Lajçi. /Telegrafi/

Exit mobile version