Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak është takuar sot edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.
“Sot u takova me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë dhe komandantin e KFOR-it për të diskutuar për zhvillimet aktuale. Mundësi e mirë për të konfirmuar unitetin tonë të fortë transatlantik”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.
Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit.
Ai sonte është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.
Arriving in Kosovo today, I met with the @USAmbKosovo and @NATO_KFOR Commander to speak about current developments. Good opportunity to confirm our strong transatlantic unity. pic.twitter.com/PpPxznDGId
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 1, 2021