Telegrafi

Lajçak pas takimit me Kamberin e Nuhiun: Të drejtat e pakicave janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSh), Nevzad Lutfiu bashkë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin kanë takuar emisarin e Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak.

Lajçak përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian.

“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”.

Lexo po ashtu Serbia pasivizon adresat e shqiptarëve, Lutfiu dhe Kamberi bisedojnë me Lajçakun për sfidat e Luginës

Ndryshe, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSh), Nevzad Lutfiu tha se e informuan Lajçakun edhe për mosgatishmërinë  e Serbisë për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore.

Lexo po ashtu Diskriminimi vazhdon, 70 vite hoxhë në Medvegjë - Serbia ia pasivizoi adresën Ajet Latifit

“E njoftuam Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve”, ka shkruar Lutfiu./Telegrafi/