Telegrafi

Lajcak në Beograd, bisedon edhe për Kosovën

Siç raportojnë mediat serbe, ai do të takojë homologun serb, Ivan Mrkic, ashtu si edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomislav Nikolic dhe Ivica Dacic.

Siç transmeton KP, temë kryesore e bisedimeve do të jenë rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi, situata në Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Lajcak viziton Beogradin pas qëndrimit në Zagreb. /Telegrafi/